1 Dhjetor 2016 - 15:42
Për të dhënë një homazh të ndjerë për artistin e veçantë, përmasat dhe krijimtaria e të cilit të bëjnë të ndjehesh krenar, në Ausburg të Gjermanisë u mbajt një Orë Përkujtimore, organizuar nga shoqata kulturore FC Alba nën kujdesin e koordinatorit Malush Mrasori, mik i afërt i artistit të ndjerë.
Miq dhe të afërm të piktorit u mblodhën për të sjellë edhe një herë në vëmendje diçka modeste nga korpusi i madh i krijimtarisë shumëdimensionale të Gjelosh Gjokës.
Nën drejtimin artistik të aktores së njohur Rajmonda Marku , moderimi i gjithë veprimtarisë ishte konceptuar më shumë si një bashkëbisedim i shtruar mes miqsh , ku rrëfenjat për jetën dhe veprën e Gjokës ishin të ngarkuara me emocione të papërsëritshme dhe shumë jetësore.
Një dokumentar i përgatitur mirë profesionalisht nga Kozeta Bruci, e më pas përshëndetjet e albanalogut të njohur Hans Joachim Lankch dhe të bashkëshortes së poetit të shquar Martin Camaj, të ndërthura me poezitë e Fishtës dhe Camaj e të recituara plot ndjenjë nga Rajmonda Marku, bënë që kjo veprimtari të ishte e realizuar në të gjithë komponentët e saj.
Personaliteti i Gjelosh Gjokës ishte shumë i veçantë.
“I lindur në Malin e Zi dhe i formuar në shkollën jugosllave të pikturës, Gjelosh Gjokaj u bë maestroja që njohim të gjithë, në Itali e pastaj Gjermani, ku piktura e tij mori trajtat e mirënjohura të personalitetit artistik të Gjeloshit.
Mik si vëlla i Martin Camajt, Gjelosh Gjokaj na ka lënë një koleksion perlash të dala prej gurrës së kësaj miqësie mes poetit e piktorit, ndërsa thesarit të trashëgimisë sonë artistike i ka lënë një vepër të tërë dinjitoze”.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kujtimet dhe ngushëllimet e tij për vdekjen e piktorit të shquar shqiptar, akademikut Gjelosh Gjokaj.
Rama ka thënë se “ndarja e tij nga jeta është e trishtueshme, pasi ndërpret një faze tejet interesante ku kishte hyrë krijimtaria e tij, në moshën që Pikaso e quante ideale për t’u rikthyer në fëmijë”.
“Por edhe personalisht, humbja e Gjeloshit më trishton, sepse na lidhi me të një miqësi e gjatë, lindur në fillimvitet ‘90 kur studioja e tij në Augsburg, bëhej edhe dhoma ime e gjumit sa herë e vizitoja maestron e dashur! Ai iku pasi ia doli të lërë pas një vepër të bukur dhe një kujtim të mire tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin”.
Hyri në art qysh në moshë të re dhe doli nga arti, vetëm fizikisht, kur e thirri ai lart.
Krijimtaria e Gjelosh Gjokajt e përqendruar kryesisht në pikturë, grafikë dhe vizatim, përbën një opus tërësor artistikë, por që ndahet në disa faza zhvillimore estetike dhe stilistike me dallueshmëri të theksuara.
Në fazën e hershme Gjokaj preferonte figuracionin simbolik me kompozicione që dukeshin si inventar i një bote të alienuar dhe të teknicizuar, gërshetuar edhe me ca reminishenca të botës idilike të rinisë së tij, si dhe të tmerreve të luftës.
Më vonë, në ciklin Ditari i Romës (fundi i ’70 – fillimi i ’80), figuracionin e lëviz drejt kolazhit të urbanitetit modern, me insertime tituj gazetash dhe ndonjë “grafit” domethënës (p.sh. “Atëherë, çfarë jam unë?”).
Galeria Onufri me qendër në Uzwill të Zvicrës hapi një ekspozitë me punime të piktorit , të cilat përfaqësojnë një pjesë nga krijimtaria shumë e madhe dhe e njohur e Gjelosh Gjokës, ekspozitë për të cilën pati interesim të veçantë nga publiku artdashës gjerman.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...