Artisti Saimir Strati në Rahovec, pritet nga kryetari Vehapi

1 Dhjetor 2016 - 14:56      

Rahovec, 1 dhjetor - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur sot artisin nga Shqipëria, Saimir Stratin, i cili deri më tani nëntë herë ka hyrë në Librin e Guinness dhe i cili pritet të hyjë në këtë libër për të dhjetën herë më radhë me portretin e Shën Terezës.

Në takimin e mbajtur në mes të kryetarit Vehapi dhe artistit Strati, i pranishëm ishte edhe Fehmi Hoxha, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë folur për artin në përgjithësi, në veçanti për artin në Komunën e Rahovecit.

Artisti Strati e informoi kryetarin Vehapi se shumë shpejt do të marrë certifikatën për hyrjen në Librin e Guinness për të dhjetën herë me radhë me punimin e portretit të Nënës Terezë, ku janë përdorur rreth 1.5 milion kapëse teli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...