1 Dhjetor 2016 - 11:01
Dhjetë këngë të kompozitorëve shqiptarë të kompozuara brenda një periudhe 20-vjeçare, karakterizuan natën e tretë të festivalit “Ditët e muzikës kosovare 2016”, i cili këtë vit i kushtohet Shën Terezës.
Pianistët Lejla Haxhiu-Pula dhe Meriton Buza, tenori Liridon Sadriu dhe sopranoja Kaltrina Miftari të martën u ngjitën në skenën e kishës “Shën Ndou” për të sjellë para publikut vepra të kompozitorëve shqiptarë. “Fishekzjarrë mirësie” e Bahri Mulliqit hapi koncertin për të vazhduar me “Pax” të Mendi Menxhiqit, “Lulja e truallit tonë” dhe “Rrezatime dashurie” nga Gjon Gjevelekaj të kompozuara në një periudhë kohore prej vitit 1990 deri më 2010.
Intermezzoja midis pjesës së parë dhe të dytë u bë me “Suitë ilire për piano” të kompozitorit të shquar Mark Kaçinari (1935-1985) për ta hapur kapitullin e radhës me “Pa lamtumirë” të Rauf Dhomit, “Unë biri yt” nga Akil Koci, “Nëna Terezë bijë shqiptare” nga Esat Rizvanolli që të gjitha të kompozuara më 1990 ashtu sikurse edhe “Nënës Terezë” të Zeqirja Ballatës. Me veprën e po këtij kompozitori, “Hapna sytë tanë”, kompozuar më 2000, u përmbyll koncerti.
Nata e katërt e “Ditët e muzikës kosovare 2016” do mbahet sonte (e enjte), po ashtu në kishën “Shën Ndou” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)..
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...