1 Dhjetor 2016 - 08:56
Rrjeti i njohur austriak i kinemave, “Cineplexx”, ka ndezur projektorin. Këtë e ka bërë me një gala-ceremoni dhe me një film vendor, “Home Sweet Home”, kandidatin e Kosovës për “Oscar”, i shfaqur në njërën nga gjashtë sallat që i ka kjo kinema. “Përjeto kinemanë e vërtetë”, ka qenë motoja promovuese.
Një qendër tregtare në dalje të Prishtinës tash e tutje do të shërbejë si destinacion i ri për adhuruesit e filmit, duke iu ofruar hapësirë të madhe e të pajisur me teknologjinë e fundit që sot përdoret nëpër kinema. Hapësira “Cineplexx” ka mundur t’i mblidhte rreth 1 mijë shikues.
Si i tillë ky rrjet i themeluar në vitin 1951 në Austri sot numëron rreth 38 qendra multiplexx (me më shumë se 1 sallë), si dhe 6 kinema tradicionale në Austri, Serbi, Kroaci, Maqedoni, Slloveni, Itali dhe Shqipëri, me rreth 288 salla dhe 64 mijë ulëse. Kosova iu bashkua shteteve të rajonit por edhe më gjerë, duke u bërë pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha të kinemave në Evropë.
Hapja e “Cineplexx” nga njerëzit e kinematografisë dhe publikut është vlerësuar si një hap i madh dhe i rëndësishëm për vendin (gjerësisht, sot në “Kohëm Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...