Reliket historike në duart e restauratorit Frederik Stamati

30 Nëntor 2016 - 13:24      

Historiani dhe restauratori Frederik Stamati vjen me një tjetër dëshmi të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore dhe mjeshtërore.

Ai na sjell të restauruar një dëshmi nga ritet tona të kultit, që ishte mjaft e dëmtuar dhe sot ruhet si një relike me gjithë vezullimin e saj të mëparshëm.

Bëhet fjalë për Potirin e Jakovit, i vitit 1780, prej argjendi të larë vende-vende me ar, që është objekti i parë liturgjik – etnografik, i restauruar në Shqipëri.

Stamati tregon se ishte viti 1974 kur “po punonim për përgatitjen e ekspozitës “Arti shqiptar në shekuj”, që do të hapej në fund të këtij viti në Paris. Nuk kisha shumë që kisha filluar punën në fushën e kimisë dhe përdorimit të saj në vlerat materiale historike dhe trashëgimisë kulturore. Eksperienca mungonte plotësisht. Potiri ishe në një gjendje të paekspozueshme. U desh shumë punë për të arritur restaurimin e tij. Potirin e arritëm dhe e ekspozuam me sukses”, thotë Stamati.

Ai sot vazhdon të ruhet në gjendje të shkëlqyer në Muzeun e Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë.

Duke i’u referuar profesor Theofan Popës, në bazamentin e Potirit ka një shkrim që përkthehet: “Ky potir, që u punua me asprat e kishës, është i së mbishënjtes së Neokastrës në kohën e epitropit Papa Stilian Nosit. Dora e Apostolit të mbiquajtur Jakovit të Vogël, Qershor me 1780”.

Vepra të tilla të ruajtura dhe të restauruara, dëshmojnë historinë dhe kulturën e popullit tonë të ruajtur dhe mbrojtur me seriozitetin e një atdhedashësi.

Nga duart e Mjeshtrit dhe Profesorit Frederik Stamati kanë dalë në dritë mjaft materiale dhe dëshmi historike të kombit tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...