Fushata e kandidatit të Kosovës për “Oscar” rrezikohet në mungesë fondesh

30 Nëntor 2016 - 09:40      

Prishtinë, 30 nëntor - Ekipi i “Home Sweet Home” ende është në pritje të mbështetjes nga katër institucione për fushatën promovuese si kandidat i Kosovës për “Oscars”, derisa lista e ngushtë me filmat potencialë për t’u nominuar në kategorinë e filmave më të mirë në gjuhë të huaj publikohet gjatë muajit dhjetor.

Për fushatën që ishte llogaritur të kushtojë rreth 100 mijë euro, shteti - përkatësisht Qendra Kinematografike e Kosovës - ka ndarë vetëm 20 mijë euro. “Home Sweet Home” është në pritje të mbështetjes financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Producenti i këtij filmi Trim Musliu ka thënë se i ka dorëzuar kërkesat e protokolluara në adresë të katër institucioneve dhe dy bizneseve të mëdha private. Por deri më tani nuk ka marrë përgjigje nga asnjëri prej institucioneve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...