Foto: Koha

Harrohet rinovimi i Teatrit Kombëtar edhe për vitin që vjen

30 Nëntor 2016 - 08:35      

Prishtinë, 30 nëntor - Ahmet Brahimaj e mban gjithmonë një kovë në zyrën e vet. Për drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës ajo është e domosdoshme kur ka reshje atmosferike. Duhet ta largojë ujin që depërton fare pranë tavolinës së tij të punës.

Gjendja është edhe më e rëndë në sallën ku mban provat ky institucion. Shumë herë brenda vitit angazhohen punonjësit që me një motor elektrik të largojnë ujin prej asaj hapësire, shkruan sot “Koha Ditore”. E ventilimi i sallës ku balerinët ushtrojnë çdo ditë prej orës 10:00 deri në mbrëmje, nuk është aspak në nivel. Problemet me ujë nuk hasen vetëm në zyrën e Brahimajt.

Përderisa është e sigurt që sivjet nuk mund të ketë rinovim të Teatrit Kombëtar të Kosovës - edhe pse Ministria e Kulturës kishte paraparë 330 mijë euro në kuadër të projektit kapital - tash nuk figuron fare në planet për vitin e ardhshëm.

Muajin e kaluar MKRS-ja ka kontraktuar kompaninë “GM-Architecture” për projektimin e rinovimit të tërësishëm të TKK-së. Kjo kompani do të paguhet 5 mijë e 858 euro. Por megjithëse për sivjet MKRS-ja kishte paraparë mjete dhe në fund të vitit ka kontraktuar punë për hartimin e projektit, në Projektligjin për buxhetin e vitit që vjen, nuk është paraparë asnjë cent për këtë punë.

Nga 330 mijë euro, sa ishin në fillim, gjatë rishikimit të buxhetit në qershor të këtij viti shuma është zbritur në 191 mijë e 400 euro. Por shuma e këtij projekti kishte pësuar sërish. Prej muajit shtator për këtë projekt kanë mbetur vetëm 60 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...