Revista zvicerane “Luxe” shpall arkitektin Bujar Nrecaj “Burrë i Vitit”

29 Nëntor 2016 - 09:52      

Revista zvicerane “Luxe” ka shpallur njerëzit më të sukseshëm të vitit, në mesin e të cilëve një vlerësim ka shkuar edhe për arkitektin shqiptar Bujar Nrecaj, i cili është shpallur “Burri i Vitit”, për kategorinë e arkitekturës dhe dizajnit.

Në këtë vlerësim janë nderuar edhe tre meshkuj të tjerë, të cilët janë mjaft me ndikim në Zvicër, kurse vlerësimi për Nrecajn, sipas përshkrimit të ndarjes së kësaj mirënjohjeje, merr për bazë sidomos nominimin e Nrecajt për çmimin prestigjioz të arkitekturës “Aga Khan Award for Architecture 2016”, për projektin e tij “Bunateka” , shkruan KultPlus.

Për këtë vlerësim, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar edhe vetë Nrecaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...