Foto: Koha

Vendet e rajonit pa histori për ngjarjet e pavarura kulturore

29 Nëntor 2016 - 10:33      

Prishtinë, 29 nëntor - Praktikat kulturore në ndarjen e fondeve për skenën e pavarur kulturore duket të jenë problem i përbashkët për vendet e rajonit.

Institucionet shtetërore po zbresin buxhetet, përderisa në fokus janë institucionet shtetërore. Por një tjetër sfidë për ngjarjet jashtë institucioneve është dokumentimi i tyre, shkruan sot “Koha Ditore”. Se çfarë ka ndodhur ndër vite në këto skena, ka gjasë të harrohet.

Në këtë aspekt Kosova del të jetë një hap para në raport me Kroacinë e Serbinë, por vetëm në atë që shkruhet. Konstatime të tilla janë nxjerrë në debatin “Arkivimi si praktikë”, të mbajtur të hënën mbrëma në qendrën “Multimedia”.

Në bazë të asaj që ka prezantuar Ajete Zogaj për procesin e arkivimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, i bie që Kosova ka forma më të mira për arkivim të asaj që shkruhet, në krahasim me shtetin kroat, ku Biblioteka Kombëtare e atij vendi nuk arkivon materiale të skenës së pavarur, proces të cilin tash e pesë vjet e kanë nisur organizatat e pavarura.
Por BKK-ja së shpejti mund të bëhet edhe vend i arkivimit të artit të shtatë.

E njëjta praktikë nuk vlen në Kroaci. Dunja Kuçinaq nga organizata “Booksa”, teksa ka shpjeguar punën që bën organizata e saj, ka thënë se skena e pavarur në vendin e saj nuk mbështetet dhe për këtë arsye ka edhe pengesa në arkivimin e materialeve të nevojshme.

Ajo ka treguar se si Ministria e Kulturës në Kroaci e ka fondin për digjitalizim dhe arkivim, por që kjo vlen më shumë për institucionet shtetërore.

Gazetarja Vesna Milosavleviq nga media online “Kulturpunt” e Serbisë ka thënë se sfida tjetër qëndron tek arkivimi i ngjarjeve kulturore para se të avanconte teknologjia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...