Pianisti e kompozitori kosovar në festivalin që shpalos botën muzikore

29 Nëntor 2016 - 09:12      

Prishtinë, 29 nëntor - Vizitorët e një festivali në Berlin - që zhvillohet në formën e panairit dhe përfshin punëtori, ekspozita e shitje të pajisjeve - për një orë të plotë do të dëgjojnë muzikë të interpretuar nga një pianist kosovar.

Liburn Jupolli është ftuar të marrë pjesë në “Amazing X-Market Vol. 002”, që mbahet në qytetin gjerman në ditën e katërt të dhjetorit, shkruan sot “Koha Ditore”. Aktiviteti mbahet në kuadër të festivalit të lojërave të pavarura dhe realiteteve të tjera të titulluar “A Maze”.

Kompozitori e pianisti i ri kosovar do të interpretojë në solo-piano vepra të ndryshme të cilat i ka komponuar vetë. Disa prej këtyre veprave Jupolli - i cili viteve të fundit ka pasur paraqitje të shumta jashtë Kosovës – i ka interpretuar në Finlandë, Estoni e Sllovaki... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...