28 Nëntor 2016 - 22:27
Ky është një tekst i dramaturgut italian Eduardo De Filippo, i cili ishte shkruar në vitin 1964 dhe vë në pah marrëdhënien në mes të pushtetit dhe popullit. Regjisori i kësaj shfaqjeje, Kastriot Çipi, tha se ky është një tekst intelektual që ka kërkuar shumë përkushtim. Ai tha se qëllimi i tij ishte që këtë shfaqje ta bëjë sa më aktuale dhe shqiptare.
Kjo është hera e parë që regjisori nga Shqipëria, Kastriot Çipi, bashkëpunon me një teatër nga Kosova.
Te shfaqja “Arti i komedisë” luajnë: Alban Çela, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli, Alban Krasniqi, Hajat Toçilla, Enis Meta, Edona Sopaj e të tjerë. Kjo shfaqje ka reprizën pikërisht sonte nga ora 20:00 në Prizren dhe hyrja do të jetë falas.
“Arti i komedisë” është premiera e dytë për këtë vit në këtë teatër, pas asaj “Mbledhje në parlament”. Deri në fund të këtij viti, nuk do të ketë ndonjë tjetër premierë, mirëpo do të ketë një program të veçantë.
Ndryshe, përveç këtyre premierave, Teatri Profesional i Prizrenit ka pasur shumë prezantime gjatë 2016-ës nëpër festivale të ndryshme.
Teatri i Prizrenit shënon 28 Nëntorin me “Artin... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...