Publikohet fotoja e flamurit përkujtimor të Pavarësisë

28 Nëntor 2016 - 15:42      

Një foto e flamurit përkujtimor, që daton më i afërti që prej ngritjes së tij nga Ismail Qemali në 28 nëntor 1912 në Vlorë, u publikua sot nga studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Stamati shkruan se “Shqipëria nuk e ka flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Dhe asnjë flamur nga ajo datë. Ai që pretendohet të jetë ngritur në Elbasan bëhet i dyshimtë fale një shkrimi të bërë në të me anë të qëndisjes. Flamuri ne foto është flamuri përkujtimor më afër asaj date. Kërkimet e vazhduara na çojnë në mendimin se është flamuri i përdorur në Tiranë, gjatë kremtimeve të një vjetorit të festimit të Pavarësisë”.

“Ky flamur, sipas asaj që më ka treguar i ndjeri Abaz Dojaka, dikur ka qenë në teqen e Dedejve në Tiranë. Të gjitha kërkimet e mëvonshme për të gjetur të dhëna më të hollësishme, nuk dhanë asnjë rezultat”, nënvizon Stamati.

Ai tregon se në vitin 1981 e sollën në laborator për ta restauruar dhe vendosur në Muzeun Historik Kombëtar.

“Flamuri ishte në ekstrem i dëmtuar, fije-fije. Kjo kishte ardhur pasi flamuri i mëndafshtë ishte vendosur në një kornizë me xham dhe i ekspozuar në një vend ku e kapte dielli. Punova intensivisht me punonjësen e laboratorit Raimonda Nushi për ta restauruar. Vazhdon të ruhet shumë mirë i ekspozuar në muze”, përfundon Stamati. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...