Shpallet konkursi për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi 2016”

28 Nëntor 2016 - 14:59      

Me qëllim të zhvillimit, avancimit, dhe promovimit të krijimtarisë së dramës origjinale shqipe, dhe në pajtim me Rregulloren për ndarjen e çmimeve për dramë origjinale “Katarina Josipi” nr. 05/2013, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit-Departamenti i Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, shpall Konkurs për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016, thuhet në njoftimin e MKRS-së, shkruan KultPlus.

“Ftohen krijuesit e dramës origjinale shqipe, (shtetas nga Kosova) që të konkurrojnë me vepra origjinale të kësaj forme letrare të cilat duhet t’i përmbajnë këto kritere:

- Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama;
- Dramat e sjella në këtë konkurs, duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta;
- Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
- Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara:
- Dramat e papërfunduara apo sinopsiset, nuk do të merren në shqyrtim;
- Dramat që sillen në këtë konkurs, duhet të jenë të shkruara pas vitit 2000 dhe nuk duhet të jenë të inskenuara më parë”, thuhet për kriteret e këtij konkursi.

Dramat duhet të dorëzohen në adresë: Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi “Nënë Terezë” nr. 30, 10000 Prishtinë, ose përmes postes elektronike: [email protected].
Konkursi është i hapur deri me datën 16.12.2016. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...