“Kujtimet e një Firmëtari” të Hajredin Bej Cakranit, dëshmitar historik i pavarësisë

28 Nëntor 2016 - 09:45      

Tiranë, 28 nëntor - “Kujtimet e një firmëtari”, është botimi më i ri që vjen në duart e lexuesve të apasionuar me ngjarjet historike, i shkruar nga Hajredin Bej Cakrani një prej dëshmitarëve historikë të ngjarjeve të pavarësisë, por jo vetëm, ato vijnë për lexuesin në vigjilje të ditës së 28 nëntorit.

Hajredin Bej Cakrani një përfaqësues i denjë i aristokracisë shqiptare nuk është thjesht një dëshmitar i ngjarjes më të rëndësishme të historisë 500 vjeçare të Shqipërisë. Por si një pjesëmarrës aktiv në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe mëvetësisë nga Perandoria Otomane, Hajredin Beu përshkruan në mënyrë realiste përpjekjet e mëdha të të gjithë atyre që kërkonin një Shqipëri më të mirë.

Si rrallë kush nga dyert e bejlerëve Hajredin Bej Cakrani kishte kuptuar se mëvetësia nuk ishte thjesht një çështje politike, por në radhë të parë iluminimi i popullatës së prapambetur dhe dituria e brezit të ri. Së bashku me të vëllanë një tjetër figurë interesante, por ende e panjohur Bektash Cakranin, ata hapën një prej shkollave të para në shqip duke financuar jo vetëm për ngritjen e saj, por edhe për një sërë mësuesish.

Në historiografinë e varfër shqiptare të fillim shekullit të 20-të rrallë kush ka qenë dëshmi kaq interesante dhe personale mbi përpjekjet që sollën Pavarësinë.

Megjithatë nga kujtimet që duhet thënë se janë shkruar në një moshe të kaluar, vijnë një sërë këndvështrimesh ndryshe për disa nga figurat kryesore shtetformuese shqiptare, shkruan ATSH. Këndvështrime sa origjinale aq edhe kritike duke sjelle dimensione të tjera për disa prej emrave të njohur shqiptare. I mprehtë therës dhe shpesh me një toskërishte plot ngjyra Hajredin Beu jep versionin e tij mbi disa prej ngjarjeve të rëndësishme të pas pavarësisë duke na shpjeguar në detaje arsyet e rënies së qeverisë Vlora, Luftën e Vlorës, rebelimin e Qamilistëve apo ngritjen meteorike të Zogut .

Kujtimet e Hajredin Beut duhen lexuar në kontekstin kohor dhe si një dëshmi autentike e përfaqësuesit të një familje që ka kontribuar për Shqipërinë. I panjohur më parë dhe i lënë në harresë me këto kujtime të lëna në dorëshkrim duket se Hajredin Cakrani një prej Firmëtarëve të Pavarësisë kërkon të flasë nga thellësia e viteve, si për të na kujtuar se historia jo gjithmonë shkruhet nga fitimtarët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...