28 Nëntor 2016 - 09:04
Çmimi i radhës, jo më pak i rëndësishëm, është ai në Villeurbanne Film Festival.
Në edicionin e tij të 37-të, e i cili u mbyll të shtunën, filmi ka marrë çmimin Prix de la Region Auvergne – Rhone Alpes, shkruan KultPlus.
Filmi ku luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, May-Linda Kosumovic, Sunaj Raca, Fatmir Spahiu, bën fjalë për trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova për në vendet perëndimore përmes Serbisë dukuri kjo që ka prekur një numër të madh të familjeve kosovare në kërkim të një jete më të mirë.
Ndër personazhet kryesore të filmit është një familjar i quajtur Emir që punon për botën e krimit lokal si trafikant njerëzish në mes Serbisë dhe Hungarisë. Hana, një grua e re nga Kosova dëshiron të largohet nga vendi i saj dhe takohet me Emirin për ta larguar atë. Rrugës, kolegët e paskrupullt të Emirit e urdhërojnë atë të ndalet në një motel afër kufirit. Ata e shohin te Hana mundësinë për të fituar para duke e dhënë atë te një rrjet prostitucioni. Atë natë, Emiri përballet me një dilemë morale dhe njerëzore të tij teksa Hana do ta testojë guximin e saj për të ndryshuar jetën e saj dhe të arrijë të dalë në Evropë.
Me këtë çmim, filmi me regjisorin shqiptar Fisnik Maxhuni shpërblehet me 2300 euro vlerë monetare të dhuruara nga regjioni Rhone Alpes, një regjion i Francës që rrethohet me Zvicrën dhe Italinë, me rreth 6.449 milionë banorë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...