“Metallica” u kthehet rrënjëve me albumin e ri

28 Nëntor 2016 - 12:25      

Grupi legjendar i muzikës heavy metal “Metallica” është me ne tash e 35 vjet. Anëtarët e bendit nuk janë më djelmosha - por zëri i tyre dallues është më i freskët se asnjëherë.

Albumi i grupit në bashkëpunim me kantautorin Lou Reed nuk ishte aq i suksesshëm sa shpresohej, por ai që pasoi, “Hardwired…To Self-Destruct” duket sikur të jetë tamam ai që shumë adhurues të bendit “Metallica” kanë qenë duke e pritur.

Kënga, sipas së cilës është titulluar albumi, ishte publikuar në gusht dhe adhuruesit e bendit e kanë pasur një shenjë se çfarë ishte duke ardhur, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Është kthim tek rrënjët: përtokë, i shpejtë, i finalizuar me zërin karakterizues së James Hetfield.

Albumi i ri do t’ua kujtojë adhuruesve të kamotshëm të bendit “Metallica” albumin e parë “Kill’em all” që ishte lansuar më 1983. “Ka disa elemente që janë marrë prej aty në albumin e ri”, pranon bateristi dhe themeluesi i bendit “Metallica”, Lars Ulrich. I themeluar më 1980 në Los Angeles, “Metallica” ka shitur më shumë se 110 milionë albume në gjithë botën - është një prej bendeve më të suksesshme të këtij zhanri.

Sa u përket rekordeve të shitjes, bendi në të vërtetë kishte pasur një fillim të ngadaltë, por pas turneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë, u rrit shpejt. Bendi kishte punuar shumë për të bërë karrierën. Asokohe asnjë bend tjetër nuk solli një përzierje të melodive agresive dhe të ndjeshme me aq perfeksion.

Më 1986, albumi i tretë “Master of Puppets” ua kishte vulosur atyre prirjen drejt heavy metal. Edhe sot ky album konsiderohet si më i miri i “Metallicas” dhe kënga sipas së cilës është titulluar albumi u bë një klasik virtual i heavy metalit.

“Master of Puppets” nuk kaloi pa u vërejtur dhe Ozzy Osbourne e Anthrax e morën “Metallican” nëpër turne si grup mbështetës. Albumi numër katër “…And Justice for All” pati sukses në top-lista amerikane, duke ia sjellë bendit edhe nominimin për çmim “Grammy”.

Më 1990 “Metallica” u vlerësua me “Grammyn” e parë nga tetë sosh për këngën “One”. Secili album tjetër që u publikua pastaj ishte numër një në top-lista. Me “Nothing Else Matters”, “Metallica” zaptoi tregun kryesor pa pasur nevojë t’i lërë mënjanë adhuruesit besnikë - një veprim balancues që bendi ia doli ta menaxhonte.

“Metallica” është “i vetmi bend heavy metal që të rriturit mund ta dëgjojnë pa e ndier se koeficienti i inteligjencës së tyre të jetë zvogëluar”, thotë guida muzikore “Rough Guide to Rock” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...