28 Nëntor 2016 - 10:22
Filmbërësi i cili gjatë karrierës së tij është bërë i njohur për zhvillimin e disa shembujve që e kanë definuar këtë zhanër, tani e ka lidhur emrin e vet me një film horror që do të duhej të ishte masterklasë për atë sesi nuk duhet të bëhet një film i tillë.
Skenari, ose çfarëdo që është, vë në qendër Colleen, një grua me tipare jo reale të personalitetit, e cila ka qenë duke pranuar një varg imazhesh grafike që pasqyrojnë gra të vrara, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Dy vrasës të maskuar janë duke bërë kidnapime të vendorëve dhe megjithëse rasti është duke u injoruar nga policia, prapë bie në vëmendje të një fotografi të famshëm, që luhet nga aktori Kal Penn, i cili e sjell ekipin e tij në qytetin ku ndodhin ngjarjet, me qëllimin që t’i hetojë ato.
Qysh nga skena e parë e filmit, aty ka diçka që nuk shkon. Pas paraqitjes së një citati të William S. Burroughs, regjisori Nick Simon duket sikur ka prirje ta japë menjëherë vrasjen hapëse të filmit. Skenari i filmit ofron disa përpjekje për të futur pak humor me vetveten (dy personazhe të filmit veç sa e kanë parë një film horror - e kuptoni?) por në këtë vepër arti nuk ka as durim e as shkathtësi.
Ngjarja nxitohet dhe ka shumë gjëra që lihen pezull dhe na tregon qysh herët se jemi në duar krejtësisht të pasigurta edhe për 95 minutat e ardhshëm. Është pothuajse njësoj sikur të shikoni një film të lirë horror të realizuar në vitet ‘80, një të tillë që është realizuar duke u munduar të llogarisë në suksesin e së premtes së datës 13 apo të Halloweenit, me disa skena të padurueshme ku personazhet kryejnë marrëdhënie seksuale me zë të lartë, teksa përreth tyre ndodhin skenat e vrasjes, të realizuara varfër.
E si një fakt shtesë edhe më dëshpërues, kinematografi përgjegjës është Dean Cundey, i njohur si dora e djathtë e John Carpenter. Shkathtësitë e tij të pamohueshme nuk shihen askund, duke vënë kështu në pah buxhetin e vogël të filmit dhe dështimin për ta bërë atë diçka më tepër sesa thjesht një film horror që mund të shkarkohet online.
Është një film me idiotësi të shquar, që më së shumti vërehet në portretizimin e policëve vendorë të cilët janë jashtëzakonisht të padobishëm dhe nuk ndihmojnë aspak dhe kjo kufizohet me parodi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...