27 Nëntor 2016 - 18:50
Ai u referohet sëmundjeve fizike që e kanë dërrmuar atë qysh prej vitit 2010, kur i ishte nënshtruar një operacioni për kancerin në ezofag, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai kishte vazhduar të luftojë me trimëri, por paraqitjet e tij në podium dhe udhëtimet jashtë Japonisë kanë qenë tepër të kufizuara.
Ozawa, aktualisht 81 vjeç, një “makinë” e veprimtarisë muzikore deri në moshën 75-vjeçare, ka qenë i detyruar të pushojë dhe të shërohet për periudha të gjata. Duke e parë këtë gjë, miku i Ozawas, Haruki Murakami, novelisti dhe favoriti i popullarizuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ka hapur nocionin e angazhimit të tij në një seri bisedash për muzikë, me idenë që ato të publikohen.
“Atij menjëherë i pëlqeu ideja”, shkruan Murakami në parathënien e librit. Edhe mua më pëlqeu ideja, duke parë përpjekjet e Ozawas për t’u rikthyer me plot shpirt dhe humor në “Saito Kinen Festival” në Matsumoto të Japonisë, në gushtin e vitit 2010 dhe në festivalin “Carnegie Hall’s Festival Japan NYC” në Manhattan, në dhjetorin e atij viti.
Për fat të keq, këto kualitete janë pasqyruar në libër jo mjaftueshëm. Murakami e quan veten “një laik të plotë që shqetësohet më së shumti për gjëra muzikore”, por edhe “një adhurues i zjarrtë i jazzit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...