Foto: Koha / Ilustrim

Pokémoni zëvendësohet me libra edhe në Kosovë

27 Nëntor 2016 - 16:26      

“Pokémon Go” është loja e vitit 2016. U popullarizua aq shumë saqë mediat nisën t’i referohen si mani.

Në këtë lojë, lojtarët shfrytëzojnë “GPS”-in e një pajisjeje mobile për të gjetur, kapur e trajnuar disa krijesa virtuale të quajtura Pokémon, që shfaqen në ekran sikur të ishin në të njëjtin lokacion të botës reale, ku ndodhet lojtari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është cilësuar “fenomen i mediave sociale” që bën bashkë njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Por ndikimi i këtij fenomeni s’ka përfunduar me përdoruesit që vrapojnë pas krijesave virtuale.

“Pokémon Go” së fundi ka inspiruar adhuruesit e flaktë të librit të iniciojnë aplikacione për telefona, nëpërmjet të cilave përdoruesit mund të lënë libra nëpër qytete dhe përdoruesit e tjerë kanë mundësi t’i marrin. E pasi t’i lexojnë ato libra t’i lënë në një tjetër vend.

Loja me libra e stilit “Pokémon Go” është duke u shtrirë në gjithë botën. Shpejt, mania e re e adhuruesve të leximit do të përhapet edhe në Kosovë. Aplikacioni tashmë ka nisur të realizohet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...