27 Nëntor 2016 - 11:40
Tash e gjashtë vjet mban një tabelë të institucionit. Është Agjencia Kundër Korrupsionit ajo që zhvillon veprimtarinë e vet në këto ambiente. Por zor se mund të gjendet ndonjë objekt tjetër në këtë anë që ka pasur më shumë funksione e “banorë”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shteti e njeh si Kompleksi i Mitropolisë, e ndërtuar në shekullin XIX. Financimi për ndërtimin e tij u bë nga qytetarët e asaj kohe, nën përkujdesjen e tregtarit Kosta Filipoviq. E shfrytëzoi kisha ortodokse, që aktualisht ndan oborrin me dy objektet e tjera të këtij kompleksi. Ka qenë edhe shkollë, për të dy gjinitë, e Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore për Prishtinë, institucionin që ruan e promovon vlerat materiale të trashëgimisë kulturore, në studimet e veta për këtë objekt ka shënuar edhe mbishkrimin e “shkollës ortodokse serbe”.
Pas Luftës së Dytë Botërore pësoi intervenime dhe ndryshoi goxha. Në vitet e para të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, ndërroi funksion. Deri më 1988 aty ishte Muzeu i Kosovës. Ndryshime pësoi edhe gjatë viteve ‘90. Destinimin e ndërroi pas luftës së fundit në Kosovë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...