27 Nëntor 2016 - 09:40
Për këtë arsye kishte vendosur që ta pasuronte punën e saj me njohuri të reja në artin e pëlhurave, shkruan sot “Koha Ditore”. Krejt kjo ngase ia kishte caktuar vetes për detyrë dizajnimin dhe qepjen e një fustani për vajzën e saj, për nder të ceremonisë së mbrëmjes së maturës.
Kësisoj, para se të fillonte punën në projektin me prapavijë emocionale, kishte regjistruar kursin për aftësim në ngjyrosjen e pëlhurave.
Prej luleve deri te bota spirituale
“Në institutin ‘Yunus Emre’ në Prizren mbahej kursi për ngjyrosje dhe zbukurim në pëlhurë. Duke qenë se dëshiroja që ta dizajnoja dhe qepja fustanin e vajzës për mbrëmjen e maturës, u regjistrova. Aty kryesisht mësonim e punonim në zbukurimin e pëlhurave përkatësisht mbulesave të tavolinave”, thotë Shpendi-Futko.
E ka vijuar kursin për dy muaj. Në fillim ka punuar në mbulesat e tavolinave, por së shpejti do të niste që teknikën e ngjyrosjes së pëlhurave ta bartte në shalle, e më pastaj edhe në veshje të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...