26 Nëntor 2016 - 19:30
Kjo vepër voluminoze, 630 faqesh, doli pas një pune shumëvjeçare kërkimore-shkencore në terren dhe në institute e muzeume arkeologjike, shkruan sot “Koha Ditore”. Është një përmbledhje komplekse e punimeve të antikitetit - kryesisht të kohës romake, të botuara vetëm në gjuhën shqipe në revista të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe të simpoziumeve të mbajtura në trojet shqiptare e të botuara në publikimet e trevës përkatëse, të cilat për temë studimi kanë pikërisht monumentet e gurit të të gjitha tematikave dhe kategorive (mbivarrore, të kultit, të nderit dhe arkitekturore) të një treve të gjerë ilire.
Si pjesë integrale e veprës është materiali i pasur fotografik i ndërlidhur me tekst, si dhe përmbledhjet në njërën nga gjuhët botërore (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht) të secilit punim për njoftim të opinionit të huaj shkencor.
Kjo vepër, bazuar në trevën nga e cila janë trajtuar monumentet - me një pjesë të mirë të botuar për herë të parë - ku prin ajo dardane, është e ndarë në tre kapituj: I. Monumentet e pjesës qendrore të Dardanisë (Kosovës) II. Monumentet e tërë Dardanisë III. Monumentet e trevave të tjera ilire.
Atyre u paraprin “Ecuria arkeologjike në Kosovë“ dhe përfundon me “Ecurinë arkeologjike gjithëshqiptare“.
Në fund të veprës këto punime dhe të tjerat në gjuhën shqipe që nuk janë përfshirë këtu, e të cilat janë botuar në revista shkencore dhe gazeta, janë dhënë me shënimet e plota bibliografike, duke u renditur sipas viteve të botimit.
Duke filluar nga “Ecuria arkeologjike në Kosovë”, autorja na ofron të dhënat për punën në fushën e arkeologjisë antike të kësaj treve që nga fillet e saj në gjysmën e dytë të shekullit XIX nga studiuesit e huaj dhe me radhë vendorët, para dhe pas luftës së fundit në Kosovë, përmes një analize të sfidave, mangësive rezultateve dhe perspektivës së mëtejshme.
Kapitulli i parë fillon me “Ndarjen administrative të Kosovës në kohën romake”, me qendrat kryesore antike, të dhëna edhe në hartë. Pason punimi i “Tipogjisë së monumenteve mbivarrore të kohës romake në Kosovë”, që është punimi i parë i autores, i cili u shkoqit nga magjistratura, si dhe i pari dhe i vetmi deri tash i realizuar për Kosovën nga ky aspekt. E veçanta e tij qëndron edhe në sistemimin e tij në tabelë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...