Fillon gara për foton më të mirë "#hanhankorrupsioni"

26 Nëntor 2016 - 14:02      

Instituti Demokratik i Kosovës, degë e Transparency International për Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, lansuan fushatën “#hanhankorrupsioni” ku qytetarët me anë të fotografive do të paraqesin efektet e korrupsionit.

Kjo fushatë ka për qëllim të rrisë vetëdijen e qytetarëve për efektet e dëmshme të korrupsionit në përditshmërinë e tyre dhe të promovojë aktivizimin qytetar për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, që simbolikisht shënohet më 9 Dhjetor, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrja në këtë garë është e thjeshtë: mjafton të ngarkoni fotografi që ilustrojnë pasojat dhe efektet shkatërruese që sjell korrupsioni (p.sh. mungesën e investimeve publike, mosmirëmbajtjet publike, pronat luksoze të qeveritarëve, etj.) në: www.hanhankorrupsioni.com. Të njëjtën shpërndajeni në rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Instagram, duke përdorur #hanhankorrupsioni dhe kështu automatikisht hyni në garë për tri shpërblimet e para: vendi i parë 500€, vendi i dytë 300€ dhe vendi i tretë 100€.

Të gjitha fotografitë e postuara në këtë mënyrë do të vlerësohen nga juria profesionale, kurse 20 fotografitë më të mira do të prezantohen në ekspozitën që organizohet me 9 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Këto fotografi, pas ekspozitës, do të shpërndahen tek institucionet vendore dhe të huaja si simbolikë emocionale dhe personale nga qytetarët të cilët përballen me efektet negative të korrupsionit në përditshmërinë e tyre.

Gara është e hapur deri me 7 dhjetor 2016 për të gjithë qytetarët dhe organizohet nga projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së dhe Instituti Demokratik i Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...