“Psikozë n’4:48” nëpër labirinte në kërkim të lirisë

26 Nëntor 2016 - 14:00      

“Psikozë n’4:48” edhe si tekst është i çakorduar, copa-copa, njashtu sikurse edhe tema që trajton.

Është një situatë psikotike dhe regjisorit i mbetet t’ia gjejë fillin. Por “e përkthyer” si tërësi, kjo dramë e shkruar nga britanikja Sarah Kane - që me 4:48 shënjon kohën e sulmeve të depresionit që autores ia nxirrnin gjumin - shfaqja është një reflektim mbi kaosin personal a shoqëror.

Aty përplasen dashuria rebeluese, dëshira seksuale, dhimbja, torturat fizike e psikologjike e ato të vdekjes, shkruan sot Koha Ditore.

Supozohet të jenë vitet ‘90 në Angli, ndonëse autorja Kane, e cila vdiq më 1999, në moshën 28-vjeçare, nuk jep të dhëna të tilla. Kësisoj “Psikozë...” vjen si një lloj imazhi universal edhe në një vend ku kaosi s’është fjalë që përmendet rrallë. Përfundon me thirrjen për liri, para qytetarëve që u mohohet lëvizja e lirë. Muret e spitalit janë kufijtë.

Nën regji të Faton Berishës, premiera e kësaj shfaqjeje u dha të enjten mbrëma të teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj. Për pesë javë ekipi i shfaqjes nën direktivat e Berishës ka bashkuar gurët e këtij rrëfimi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...