26 Nëntor 2016 - 10:55
Libri i Esat Myftarit “Kosova dhe Enver Hoxha” është një rrëfim politik, pas leximit të dokumenteve të përzgjedhura dhe të klasifikuara të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, shkruan Mehmet Kraja, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Rrëfimi i Esat Myftarit përfshin marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, respektivisht ish-Jugosllavisë, që nga fundi i viteve ‘40, pra që nga prishja e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe deri në gjysmën e parë të viteve ‘80.
Përcaktimi i autorit për të ndërtuar rrëfimin e vet për këtë periudhë mund të jetë varur nga dokumentet që ka pasur mundësi t’i marrë në shqyrtim, ose është prirë edhe nga ideja se kjo periudhë, historikisht e paeksploruar, krijon kuadër të mirë për të nxjerrë në sipërfaqe zhvillime shumë interesante dhe politikisht kontradiktore në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndonëse dokumentet arkivore, mbi të cilat ndërtohet ky rrëfim, nuk janë as të Enver Hoxhës, as të Komitetit Qendror, autori nuk ngurron që me titullin e librit ta orientojë lexuesin në një konstatim apriori të pakontestueshëm: Enver Hoxha ishte vetë Shqipëria dhe se politikat e saj ndaj Kosovës nuk ishin gjë tjetër, pos politika të vetë kreut të partisë dhe të shtetit shqiptar. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...