Historia vazhdon?

26 Nëntor 2016 - 13:51      

Në verën e vitit 1989 politologu amerikan Francis Fukuyama, në revistën prestigjioze amerikane “The National Interest”, botoi esenë e tij të njohur “Fundi i historisë?“

Siç mund ta vërejë lexuesi i nderuar prapa titullit të esesë është vënë pikëpyetja. Tre vjet më vonë ai botoi librin e tij “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”.

Në libër nuk ka më pikëpyetje. Në mes të verës së vitit 1989 dhe vitit 1992 ndodhin zhvillime të tilla, të cilat dëshmojnë për saktësinë e disa tezave të Fukuyamës të paraqitura në artikullin e tij. Heqja e pikëpyetjes në libër pasqyron reflektimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve tre vjet pas botimit të artikullit, shkruan Sabri Kiçmari, në pjesën e parë të recensionit mbi librin e Francis Fukuyamas “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Artikulli i Fukuyamas u botua tepër vonë për t’ia njohur primatin e paralajmëruesit të rënies së komunizmit në BRSS dhe Evropën Lindore. Kurse libri i tij u botua pas rënies së komunizmit. Vetë Fukuyama nuk e sheh veten si paralajmërues. Ai shkruan madje se rënia e komunizmit ishte gati plotësisht e paparashikuar. Por, në librin e Fukuyamas shfaqet një dhunti e jashtëzakonshme e hetimit dhe përshkrimit të zhvillimeve bashkëkohore shoqërore.

Ai arrin përmes këtij libri rikthimin e shkrimit teleologjik të historisë. Dhe me këtë zë vend në historinë e filozofisë politike bashkëkohore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...