“Kosovarja” që thërriste për emancipim

26 Nëntor 2016 - 11:35      

Ballina e numrit të parë të revistës “Kosovarja” ishte ilustruar me punonjësen e Kombinatit të Këpucëve në Pejë, Xhejlane Gutiçi.

Merrej si shembull i një femre të suksesshme. Në nëntorin e vitit 1971 - kur edhe nisi të botohej revista - Gutiçi përshkruhet si një vajzë e re që ka gjashtë muaj që ka nisur punën, shkruan sot Koha Ditore.

Cilësohet si ambicioze që pos punës në Kombinat është edhe pjesë e aktiviteteve tjera. Në profilin e saj zë vend edhe aktiviteti që ka në shoqërinë kulturore e artistike “Xhemajl Kada”.

Revista paraqet të dhëna se si një vajzë e tillë do të ketë mundësinë të shohë edhe botën. Paralajmërohet një turne i koncerteve të kësaj shoqërie kulturo - artistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosovarja” ishte themeluar me qëllimin që të kishte mision emancipimin e femrave në Kosovë. Historia 45-vjeçare e saj është një rrëfim që plotëson rrugëtimin e vendit.

Misioni i themelimit ishte i qartë. E transformimi dhe pamja që ka marrë sot është tjetër çështje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...