25 Nëntor 2016 - 22:09
Çmimin "ArtKlina 2016" e mori piktorja nga Klina, Sanije T. Dreshaj-Zenunaj, transmeton Koha.net.
Në konkurrencë në këtë edicion morën pjesë 18 piktorë nga shumë qytete të Kosovës si dhe diaspora.
Ekspozita e hapur në hollin e Qendrës së Kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë, sot, përveç konkurrentëve mblodhi edhe shumë artdashës të Klinës e më gjerë.
Juria profesionale në përbërje : Azem Gashi-piktor, Gjon Gjergjaj-skulptor dhe Idriz Berisha -piktor pasi bëri vlerësimin e punimeve të ekspozuara, ndau tre shpërblime.
Vendin e parë-çmimin "ArtKlina 2016" ja ndau piktores nga Klina, Sanije T. Dreshaj-Zenunaj, Vendin e dytë, Skënder Idrizi nga Mitrovica dhe vendi i tretë, Arsim Berisha nga Klina i cili jeton dhe vepron ne Zvicër.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...