Shkrimtarja dhe gjuhëtarja turke mbesin në burg

25 Nëntor 2016 - 14:01      

Stamboll, 25 nëntor - Një gjykatë turke ka hedhur poshtë akuzat kundër romancieres së njohur ndërkombëtarisht Asli Erdogan dhe gjuhëtares Necmiye Albay, por ka vendosur t’i mbajë ato të burgosura në Stamboll, kanë raportuar mediet turke.

Erdogan dhe Albay kanë qenë në Burgun e Stambollit për 95, përkatësisht 85 ditë, me akuzat e supozuara për terrorizëm duke bërë propagandë për Partinën e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) sipas ligjeve antiterroriste të Turqisë. Mediat turke fillimisht kishin raportuar se dyshja do të lirohej në pritje të gjykimit por më vonë kanë dhënë se gjykata ka vendosur t’i mbajë ato në burg me akuzat se “kanë qenë anëtare të një organizate terroriste”, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e DW.

Sidoqoftë, një tjetër akuzë “se prishin unitetin e shtetit dhe të kombit” është hedhur poshtë. Akuzat rrjedhin nga roli i tyre në bordin këshillues të botimeve të gazetës prokurde “Ozgur Gundem”, të cilën më vonë autoritetet e kanë bastisur dhe mbyllur me akuzat se është e lidhur me partinë PKK. Erdogan, e cila nuk ka lidhje familjare me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ishte gjithashtu kolumniste e kësaj gazete. Dhjetëra aktivistë e gazetarë i qenë bashkuar “Ozgur Gundem” si redaktorë mysafirë në shenjë solidariteti me gazetën, teksa po përballej me presionin qeveritar. Disa prej tyre, duke përfshirë “Reporters Without Borders (RSF)” në Turqi, Korur Fincanci dhe gazetarin Ahmet Nesin po përballen me akuza të njëjta se “kanë bërë propagandë terroriste”.

Ozcan Kilic, avokat i Erdoganit dhe Albayt, ka thënë se seanca e parë dëgjimore do të mbahet më 29 dhjetor. Sipas tij, gjykata ka vendosur që redaktorët e "Ozgur Gundem", Inan Kizilkaya dhe Zana Kaya nën hetime e mbikëqyrje. Sipas tij, gjykatat e tilla mbajnë procese të gjata gjyqësore.

Rasti i Erdoganit është kritikuar ndërkombëtarisht nga grupet për të drejtat e njeriut në Bashkimin Evropian. Kritikat kanë nisur vite më parë sa qasjen e presidentit Erdogan ndaj politikave të tij sa u përket mediave e opozitës turke. Goditjet ndaj mediave dhe opozitës janë intensifikuar pas 15 korrikut kur një grup brenda ushtrisë kishte provuar që nëpërmjet puçit ushtarak të merrte vendin nën kontroll. Sipas të dhënave, masat e ndalimit tashmë përfshijnë 150 organizata mediale dhe afërsisht një numër i tillë i gazetarëve është duke u mbajtur në burg. Turqia radhitet me numrin 151 në listën prej 180 vendesh sa i përket lirisë së mediave, vetëm një vend para Republikës Demokratike të Kongos.

Muajin e kaluar Panairi i Librit në Frankfurt të Gjermanisë që llogaritet të jetë ngjarja më e madhe e librit në botë është hapur pikërisht me një letër që Erdogan e kishte dërguar nga burgu. Më 2008 ajo ishte në Panairin e Librit në Frankfurt, kur Turqia ishte mysafire e kësaj ngjarjeje. Edhe në atë që cilësohet si hapje zyrtare, ajo ka komunikuar me librarët në Panair, por kësaj radhe si një zë që flet nga burgu. Sipas asaj që kishte shkruar, në Turqi ndërgjegjja është duke u shkelur me brutalitetin më të madh dhe njerëzit verbërisht po provojnë ta vrasin të vërtetën.

“Edhe pse nuk e di se si, letërsia gjithmonë ia ka dalë t’i kapërcejë diktatorët”, kishte shkruar ajo në letrën që është lexuar në hapjen e Panairit, një ditë para se dyert të hapen edhe për vizitorë.

Folegjenda: Romancierja e njohur ndërkombëtarisht Asli Erdogan dhe gjuhëtarja Necmiye Albay kanë mbajtur burg për 95, respektivisht 85 ditë. Mediet turke fillimisht kishin raportuar se dyshja do të lirohej në pritje të gjykimit por më vonë kanë dhënë lajmin se gjykata ka vendosur t’i mbajë ato në burg me akuzat se “kanë qenë anëtare të një organizate terroriste”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...