Qeveria ndan buxhet vetëm për njërin nga katër muzetë e planifikuar

25 Nëntor 2016 - 10:01      

Prishtinë, 25 nëntor - Qeveria e Kosovës nuk është duke zbatuar as gjysmën e Programit qeverisës në fushën e trashëgimisë kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

Qysh para gati dy vjetësh kishte planifikuar që në një periudhë katërvjeçare të themelojë katër muze, por vetëm për njërin ka ndarë buxhet, madje në vitin që vjen.

Planet për institucione të reja muzeore i ka barë pavarësisht faktit se ende nuk ka ligj për muzetë, i cili do të përcaktonte procedurat e themelimit dhe administrimin e tyre. Në Programin e Qeverisë së Kosovës për mandatin qeverisës 2015-2018, parashihet themelimi i Muzeut Arkeologjik, atij të Paqes, të Artit Bashkëkohor dhe një Muzeu tjetër Etnologjik.

Kësisoj shteti pretendon themelimin e muzeve të rinj edhe pse nuk është bërë funksionalizimi i atij që ekziston, Muzeut të Kosovës. Ky institucion tash e 17 vjet nuk ka ekspozitë të përhershme e as vend adekuat ku mund të ruajë artefaktet, të cilat asnjëherë nuk janë regjistruar në tërësi. Kësisoj MK-ja nuk e di saktë as çfarë posedon (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...