25 Nëntor 2016 - 09:14
Gjatë këtij udhëtimi janë takuar me shkencëtarë që janë duke rishpikur agrikulturën, energjinë, ekonominë, demokracinë dhe edukimin. Duke bashkuar këto veprime konkrete dhe pozitive që veçse janë duke funksionuar ata nisin të zbulojnë se si mund të jetë bota e së nesërmes. Pikërisht “Nesër” (“Demain”) titullohet filmi i tyre dokumentar me të cilin sivjet kanë fituar çmimin “César Award” për dokumentarin më të mirë.
Mbrëmjen e së enjtes, filmi u shfaq në ekranin e madh të kryeqytetit. Në Kinemanë ABC, dokumentari i suksesshëm i regjisorëve francezë, që është prodhim i vitit 2015, u shfaq për të hapur edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit Frankofon, të enjten mbrëma.
Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i këtij festivali i dedikohet njeriut dhe mjedisit, dhe “Demain” ka qenë i qëlluar që qysh në fillim të bëhet e qartë kjo porosi. E ajo nuk do të përcillet vetëm nga kryeqyteti. Festivali do të udhëtojë edhe nëpër qytete të tjera. Filmat frankofonë deri të shtunën, do të shfaqen edhe në Prizren dhe Pejë.
Carole Blestel-Feffer, zëvendësambasadore e Francës në Kosovë - që organizon festivalin bashkë me ambasadat e Zvicrës, Luksemburgut dhe me Zyrën Diplomatike të Belgjikës - ka thënë se edicioni i sivjetmë i dedikohet një teme shumë aktuale - siç është njeriu dhe mjedisi.
Anita Schlüchter Roth, e cila ka përfaqësuar Ambasadën e Zvicrës ,ka falënderuar Ambasadën Franceze për iniciativën e realizimit të këtij festivali.
Festivali i Filmit Frankofon mbrëmjen e parë e ka përmbyllur me një performancë të artistes Agnes Nokshiqi në një jazz bar në kryeqytet. Festivali vazhdon sot (e premte) me një punëtori të regjisorëve Nart Zeqiraj e Bleta Berisha. Në teatrin “ODA” do të shfaqet filmi “Le sauvage”, “Le genie helvetique” dhe “Comme un avion”, ndërsa në ambiente të Aleancës Franceze shfaqet “Neige et les arbres magiques” (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...