25 Nëntor 2016 - 15:01
Autoritetet për antikitete kanë njoftuar se ena prej 18 centimetrash është gërmuar në Jehud, në lindje të Tel-Avivit, në një varrezë, bashkë me gjësende të tjera si thika, maje shigjetash e koka sëpatash.
“Kjo enë unike qeramike është e para e këtij lloji që kemi gjetur dhe në kontekstin e lokacionit mund të na dëshmojë se aty është varrosur një personalitet fort i rëndësishëm”, ka thënë Gilad Itah, drejtor për antikitete në Izrael.
Kjo gjetje i takon kohës se bronzit të mesëm, por nuk ka të dhëna se kush e ka punuar këtë vepër e as kujt i dedikohej ashtu siç nuk ka të dhëna për personin që është varrosur në varrin ku u gjet artefakti.
Itah ka thënë se as gjinia e personit në figurinë nuk është fort e qartë, por, sipas të gjitha gjasave, ai duhet të jetë mashkull.
“Shkalla e precizitetit dhe trajtimi i detajeve gjatë realizimit të kësaj skulpture gati 4 mijë vjet të vjetër, është impresionuese”, ka thënë Itah.
Fytyra, duart dhe këmbët e personit në figurinë janë vendosur rreth vjegës së enës asisoj që të krijojnë formën e njeriut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...