“Home” edhe në dy festivale ndërkombëtare

24 Nëntor 2016 - 15:58      

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të More Raçës, po vazhdon suksesshëm udhëtimin e tij nëpër festivale ndërkombëtare. Kësisoj filmi tashmë është pranuar edhe në dy festivale të tjera siç janë “Idyllwild International Festival Of Cinema” në Kaliforni dhe “Cameroon International Film Festival – Camiff” në Kameron, shkruan KultPlus.

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. “Home”, është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...