DJ kosovare, Oda Haliti, ndërkombëtarizon muzikën shqipe

24 Nëntor 2016 - 12:10      

Prishtinë, 24 nëntor - “Thump” është kanal i muzikës elektronike dhe i kulturës në përgjithësi. Në ueb-faqen zyrtare të këtij kanali thuhet se pasqyron secilin aspekt të muzikës e kulturës globale të vallëzimit: muzikën, artistët, adhuruesit, eksperiencat.

Portali i njohur në Gjermani e ka njoftuar audiencën edhe me muzikën shqiptare. Nëpërmjet publikimit të tetë këngëve të përzgjedhura nga DJ kosovare, Oda Haliti, “Thump” e “shëtit” audiencën nëpër tinguj të ndryshëm.

“Oda me tetë këngë, na shpie drejt diktaturës, përzierjes së elektros me folkun dhe discrocku-un”, shkruhet në artikullin e publikuar në këtë kanal. Lista e këngëve shqiptare nis me “Të shtrirë mbi kanape” të rock bendit të njohur “Gjurmët” dhe vazhdon me “Jam” – një bashkëpunim mes jazz këngëtares shqiptare me nam botëror Elina Duni dhe bendit “Retrovizorja”. Ajo përfshin edhe këngën “Pjesa 1 (Enveri)” të “Tajçidos” – videoklipi i së cilit shfaq pamje të diktatorit të njohur shqiptar Enver Hoxha. Tutje, janë renditur “Ka kohë që më duhesh ti” e bendit “Sansara”, “Shqiptar” e “Asgjë sikur dielli”, “Emo Pop” nga “Bicalko”, “Tomlin e nanës” e rock bendit të njohur kosovar “Jericho”. Përmbyllet me “Udhëtim të mbarë” nga “Cute Babulja” (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...