Komisioni komunal alarmon për gjendjen e monumenteve në Prizren

24 Nëntor 2016 - 09:30      

Prizren, 24 nëntor - Komisioni komunal për vlerësimin e rreziqeve që paraqesin objektet banuese të braktisura në Qendrën Historike të Prizrenit, ka vlerësuar se gjendja e tyre është përkeqësuar dhe se të njëjtat paraqesin rrezik për sigurinë publike, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas drejtuesve të këtij Komisioni, gjendja mund të rëndohet edhe më shumë gjatë sezonit të dimrit si pasojë e reshjeve atmosferike. Prandaj, ky trup, raportin e përpiluar me vlerësimet përkatëse ua ka dorëzuar Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve, duke kërkuar udhëzime për veprim në lidhje me rastet e kësaj natyre në zonën e mbrojtur të qytetit.

“Pas punës me Komisionin për vlerësimin e rreziqeve që paraqesin objektet banuese që gjenden në Qendrën Historike të Prizrenit kemi konstatuar se ka eskalim të situatës së atyre objekteve”, ka thënë Dashurie Memçaj, kryetare e këtij Komisioni.
“Kemi pranuar ankesat e qytetarëve për tubacionet e betonit që janë vendosur si masë mbrojtëse. E kemi parë të arsyeshme që të kërkojmë ndihmë nga QRTK-ja dhe MKRS-ja të na ndihmojnë se si të veprohet më tutje”, ka deklaruar Memçaj.

Zyrtarja komunale ka nënvizuar se ka numër të konsiderueshëm të objekteve në Zonën historike ku ngecet me pastrimin e terrenit dhe evitimin e rrezikshmërisë si pasojë e procedurave të përcaktuara nga autoritetet e trashëgimisë kulturore. Ka shtuar se QRTK-ja përkatësisht MKRS-ja, ka ndërhyrë me disa përmirësime në kulme apo mure të objekteve të vjetra, por, sipas saj, mbetet pikëpyetje qëndrueshmëria në këto raste.

Në anën tjetër, drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, ka konfirmuar pranimin e raportit të Komisionit komunal dhe dërgimin e tij te instancat përgjegjëse (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...