Universiteti i Kembrixhit nderon me simpozium e ekspozitë Skënderbeun

23 Nëntor 2016 - 15:55      

Disa manifestime kanë ndodhur dje në Universitetin e Kembrixhit, në Angli, kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Organizuar nga Shoqata Anglo-Shqiptare, një ndër Universitetet më prestigjioze në botë, Kembrixhi i ka kushtuar edhe një ekspozitë me libra antikuar kësaj figure, për të eksploruar kësisoj ndikimin e Skënderbeut në letërsinë dhe historinë e Evropës.

Pos ekspozitës, në simpozium kanë folur edhe Lords Chris Smith, Patricia Nugee – një koleksionuese e librave shqiptarë që kanë në fokus Skënderbeun, Profesori David Abulafia – Profesor i Historisë së Mesdheut në Kembrixh, Bito Bianchi – Historian mesjetar dhe profesor i lëndës mbi raportet e Italisë e Shqipërisë, dhe Louise Marshall – drejtoreshë e Departamentit të Shkrimit Kreativ në Universitetin Aberystwyth.

Fotografi nga ngjarja ka postuar Lirim Greiçevci, ambasadori i Kosovës në Londër, i cili është i pranishëm në shumicën e ngjarjeve ku promovohet kultura shqiptare në këtë qytet.

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...