“Marta”, dritare lirie për femrën shqiptare, jo veç për gratë e burgosura

23 Nëntor 2016 - 15:47      

Tiranë ,23 nëntor – ”Shoqëria duhet ta mbrojë gruan sepse ajo femra është shtylla kryesore e një kombi. Nëse e keqtrajtojmë rininë e saj, më pas nuk do të kemi nëna të shëndosha që rrisin fëmijë të shëndetshëm”, – citon regjisori Erand Sojli pas shfaqjes së ”Martës” mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar.

Sojli, thotë se zgjodhi pikërisht teatrin për të sjellë një tematikë të tillë pasi, ai është i vetmi art ku emocionet janë të drejtpërdrejta, e mund të sjellin një ndërgjegjësim nëpërmjet emocioneve.

Ndërsa sa i takon prezencës së grave të burgosura Sojli pohon se ”shumica e femrave të dënuara janë të privuara nga liria e tyre, pikërisht si rezultat i vetëmbrojtjes nga meshkuj diktatorë”, duke shtuar se kjo ”nuk është një shfaqje vetëm për të dënuarat, por edhe për femrat e luksit. 4Të dyja palët janë njësoj të dënuara dhe çdo femër ka një Martë brenda vetes’‘.

Shfaqja Marta, e cila është një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe dy shoqata joqeveritare u dha mbrëmjen e djeshme në sallën e Teatrit Kombëtar, ku ishin të pranishme ishin edhe 15 gra që vuajnë dënimin në burgun Ali Demi në Tiranë.

Gratë e burgosura kishin sjellë me vete edhe disa nga punimet e bëra me dorë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, të cilat dje u shitën të gjitha.

Producentja e shfaqjes Ori Kuçi në fund të shfaqjes tha se ishte shumë e lumtur që çdo punim i grave të burgosura u shit dhe me ato lekë ato do munden të ndihmojnë sadopak fëmijët e tyre. Ndërsa të ardhurat nga shitja e biletave të kësaj shfaqjeje do të shkojnë për Spitalin Pediatrik.

Mbrëmjen e djeshme mes një sallë të mbushur plot, të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.

Shfaqja ”Marta”, do të vijojë të jepet edhe mbrëmjen e sotme në sallën e Teatrit Kombëtar.

”Marta”, një shfaqje e re teatrale e shkruar nga Erand Sojli me Yllka Mujon në rol kryesor shfaqet në Teatrin Kombëtar, duke marrë shkas nga sakrifica, përpjekja dhe marrëdhëniet që gruaja shqiptare img_7446ka ndërtuar me veten, shoqërinë, dashurinë, etj.

Ajo kërkon sot të marrë pjesë në lëvizjen përmes së cilës njerëzimi tenton vazhdimisht ta përligjë dhe të kapërcejë veten; ajo nuk mund të pranojë të japë jetën veçse nëse jeta ka një kuptim; ajo nuk do të mund të jetë nënë pa provuar të luajë një rol në jetën ekonomike, politike, shoqërore, “Marta” kushtuar femrës shqiptare. Erand Sojli është gjithashtu regjisor i kësaj shfaqje ku interpretojnë edhe Kastriot Shehi dhe Eglantina Cenomeri, me skenografi të Markel Capos dhe kostumet nga Enada At’Nikolla.
Muzika është realizuar nga Alban Male dhe shfaqja vjen në datën 23 nëntor 2016, ora 19:00 te Teatri Kombëtar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...