“Mitologjia e gjallë” e arkeologut Naser Ferri promovohet në Zagreb e Rjekë

23 Nëntor 2016 - 14:55      

Pos Zagrebit, libri “Mitologjia e gjallë” në gjuhën kroate ("Živa mitologija"), sot do të promovohet në Rjekë, nesër në Pula dhe në Prishtinë në fillim të dhjetorit.

Në Muzeun Arkeologjik të Zagrebit dje u promovua libri i arkeologut kosovar Prof.Dr.Naser Ferri , me titull "Żiva mitologija" (Mitologjia e gjallë) i botuar në gjuhën kroate dhe i financuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kroacisë.

Librin e prezantuan Mr.Kristina Džin dhe Dr.Eva Katarina Glazer nga Universiteti i Zagrebit dhe Dr.Marija Buzov nga Instituti Arkeologjik në Zagreb, ndërsa një fjalë rasti e mbajti edhe doajeni i arkeologjisë kroate dhe ilirologu i shquar Prof.Dr.Marin Zaninović.

Në mesin e një numri të madh të arkeologëve dhe të adhuruesve të arkeologjisë ishin prezente edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Kroaci, zonja Shkëndije Sherifi, si dhe deputetja dhe përfaqësuesja e pakicës shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë zonja Ermina Lekaj Perleshi.

Libri "Živa mitologija" është variant i librit "Mitologjia e gjallë" të cilin e ka botuar Instituti Albanologjik i Prishtinës i përkthyer, i ripunuar dhe i plotësuar me zbulime dhe fakte te reja.

Librin në fjalë e ka përkthyer në gjuhë kroate vetë autori, ndërsa është botuar në Zagreb i financuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kroacisë. Thelbi i librit janë mitologjia dhe besimet ilire, romake, greke e orientale (egjiptiane, siriane, persiane) në bazë të zbulimeve arkeologjike që nga parahistoria dhe antika si dhe fillet e krishterimit të hershëm në territorin e Dardanisë.

Po ashtu janë trajtuar edhe besimet e kultet popullore shqiptare lidhur me festat e motmotit ( Dita e verës, Dita e Zojes Anunciate, Dita e këmborëve, Sultan Nevruzi, Shëngjergji, Aligjyni, Shënmitri, Buzmi e disa të tjerë në kuadër të te cilëve janë ruajtur mjaft elemente të besimeve të lashta pagane.

Pos Zagrebit, libri "Živa mitologija" sot do të promovohet në Rijekë, nesër në Pula, dhe në Prishtinë në fillim të dhjetorit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...