Fluks vizitorësh në “Bunk’Art 2” në Tiranë [video]

23 Nëntor 2016 - 10:04      

Tiranë, 23 nëntor – Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë “Bunk’Art 2” të çelur në Tiranë katër ditë më parë, ndërsa fluksi i vizitoreve vazhdon të rritet çdo ditë.

Dy ditë më parë, Washington Post, citon për “Bunk’Art 2”, se: “Një ish-bunker bërthamor komunist u rihap ditën e shtunë si një muze në kryeqytetin e Shqipërisë për t’u treguar të gjithë vizitorëve sesi persekutonte regjimi kundërshtarët e vet”

Pas jehonës në mediat ndërkombëtare, kryeministri Rama postoi dje në statusin e tij Facebook linkun e medive që kanë pasqyruar muzeun e parë në respekt të viktimave të diktaturës.

“52 media të huaja i bëjnë jehonë Bunkerit të Ministrisë së Brendshme / Muzeut të Kujtesës për Viktimat e Terrorit të Diktaturës Komuniste: https://goo.gl/av4BW2”, shkruan Rama.

“Bunk’Art 2” doli në dritë katër ditë më parë, pikërishtë me 19 nëntor dhe po vizitohet nga qindra qytetarë vendas dhe të huaj, madje fluksi vazhdon të rritet bashkë me interesin e tyre për të ditur pikërish atë gjera të klasifikuara, sekrete të regjimit diktatorial, si dhe krimet që shënoi diktatura komuniste në Shqipëri.

“Bunk’Art 2” ka tashmë edhe faqe në rrjetin social Facebook ku qytetarë mund të gjejnë shpjegime apo të reja për Muzeun e Kujtesës për Viktimat e Terrorit të Diktaturës Komuniste.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...