“Mbledhësit e puplave” me Bekim Fehmiun sivjet në 5 qytete të Kosovës [video]

22 Nëntor 2016 - 13:45      

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” vjen me edicionin e tretë në Kosovë me turneun e filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 . Ky film, i shpërblyer me Grand Pri në Festivalin e Kanës më 1967 dhe njëri ndër filmat me të famshëm të aktorit Bekim Fehmiu, vjen kësaj radhe në pesë qytete të ndryshme të Kosovës.

Turneu i filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiun në Kosovë 2016 do të organizohet në periudhën kohore prej 6 - 10 dhjetor 2016, dhe do të fillojë në qytetin e Kamenicës më 6 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, më 7 dhjetor në Pejë në Kinema “Jusuf Gërvalla”, më 8 dhjetor në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, më 9 dhjetor në Ferizaj në Teatrin “Adriana Abdullahu” dhe më 10 dhjetor në Gjakovë në “Teatrin Kombëtar”.
Orari i shfaqjes së filmit në pesë qytetet është nga ora 19.00.

Hyrja për të gjitha shfaqjet e filmave do të jetë falas.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është iniciative unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive. Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi.
Projekti “Mirëdita, dobar dan!” implementohet nga Integra në partneritet me KFOS, Iniciativat Qytetare, dhe Qendra për Politikë.
Java e Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës – Kamenicë, Anibar – Pejë, Qendën e Kulturës – Mitrovicë, Teatrin “Adriana Abdullahu” – Ferizaj dhe Teatrin e Qytetit – Gjakovë. Ky projekt përkrahet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Rockefeller Brothers Fund, Charles Stewart Mott Foundation, Ambasada Zvicerane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...