Aksidenti i merr jetën e talentit të muzikës shqiptare, Ergi Dini [video]

22 Nëntor 2016 - 13:04      

Tiranë, 22 nëntor - Ndarja e parakohshme nga jeta e një ylli në ngjitje ka prekur mijëra zemra. Ngushëllime pa fund në rrjetet sociale nga fansa të Ergit, por edhe nga artistë të njohur.

I riu nga qyteti i Shkodrës, Ergi Dini, kishte arritur që të fitonte zemrat e shumë njerëzve me performancat e suksesshme në skenën e ‘X Factor’ ku u shpall fitues. Ai ishte një nga zërat me të veçantë të grupit të këngëtarëve premtues të vendit tonë.

Në faqen e tij në instagram gjenden ngushëllime të pafundme dhe nga këngëtarë me emër të vendit tonë, si Vedat Ademi, Aurela Gaçe, Besa, etj.

“Lajm i hidhur që në mëngjes herët… Ngushëllime familja Dini për djalin e tyre, si edhe ngushëllime familjes së shokut te tij. Ergi ishte nje talent nga një familje artistësh dhe mjaft pozitive. Një djalë me ambicje dhe kurajo. Një fryme e re në artin shqiptar. Por u nda shpejt nga kjo bote. Uroj qe ky makth aksidentesh qe ka përfshirë në mënyrë masive shoqërinë e këtij vendi, të mbarojë sa më shpejt”, shkruan Big Basta.

Ergi Dini dhe shoku i 21-vjeçari Kejdi Halili, djali i vetëm i gazetares, poetes dhe pedagoges së Universitetit të Tiranës, Erenestina Halilit, humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme. Ata udhëtonin me motor në zonën e Bllokut kur u rrëzuan duke marrë plagë të forta në kokë, që rezultuan fatale për jetët e dy të rinjve. Ky i fundit, Kejdi Halili, në një postim të tijin theksonte se, nëse vdiste nga shpejtësia nuk duhet ta qanin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...