Ministria e Kulturës ia konteston vetes mbi 100 punësime

22 Nëntor 2016 - 10:30      

Prishtinë, 22 nëntor - Ministria e Kulturës, nëpërmjet një komisioni të brendshëm, do të shqyrtojë veprimet e veta sa i përket punonjësve të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni i përbërë nga disa drejtorë të këtij institucioni, brenda javës do t’i rekomandojë sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi, për hapat që duhet të ndërmerren në raport me punonjësit e angazhuar me ato që njihen edhe si kontratë mbi vepër.

Feim Maliqaj, kryetar, dhe anëtarët Vjollca Aliu, Berat Hadri, Sami Piraj e Feim Hoxha, do të vlerësojnë nevojat e MKRS-së sa i përket numrit të punonjësve të angazhuar në këtë formë. Kësisoj MKRS-ja do të vlerësojë nëse i duhen punonjësit me kontratë mbi vepër tek pasi numrin e të angazhuarve e ka rritur mbi 100.

Gjithsej 63 punonjës janë angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta që prej emërimit të Kujtim Shalës, ministër i MKRS-së. Gazeta ka raportuar se janë angazhuar bashkëpartiakë e njerëz të afërm të familjes së ministrit Shala. I pyetur nëse është përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve të tillë ministri Shala është distancuar nga procesi.
“Mua më takon që të kërkoj që çështja të zgjidhet dhe unë këtë e kam bërë”, ka thënë ai (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...