22 Nëntor 2016 - 09:32
“Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër, me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” do të jepet në ditën e tetë të dhjetorit në Teatrin e të Rinjve në Zagreb. Prezantimi në institucionin me traditë 67- vjeçare do t’i paraprijë rrugëtimit nëpër disa vende të shfaqjes me tekst të dramaturgut Jeton Neziraj e nën regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt.
Jeton Neziraj ka thënë se shfaqja në Zagreb jepet ne kuadër të ciklit “Teatri Evropian në Zagreb Youth Theater”.
“Pas shfaqjes së dështuar në Tiranë, tani sërish po e nisim turneun në regjion. Po fillojmë me Zagrebin, por shfaqje të radhës në pranverë do të kemi edhe na Beograd, Shkup e Tiranë. Në janar, për tri net radhazi, më 20, 21 dhe 22, shfaqjen do ta luajmë edhe në Bernë, në ‘Schlachthaus Theater’”, ka thënë Neziraj.
Pos Prishtinës, shfaqja është dhënë edhe në Ferizaj, dhe në tri reprizat në këto dy skena, siç ka kujtuar edhe Neziraj, ka pasur interesim jashtëzakonisht të madh.
Shfaqja në të cilën luajnë Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Shpetim Selmani paraqet mjegullën e Kosovës që është duke u bërë gati për të hyrë në Bashkimin Evropian. Janë fiks 3 mijë rregulla të reja që shteti duhet t’i plotësojë si kusht për t’i hapur dyert e BE-së (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...