21 Nëntor 2016 - 15:49
I ndodhur në Shqipëri si pjesë e takimit të diaspores, arbëreshi nuk shmangu dot nderimin mbi varrin e paraardhësit të tij, transmeton Ora News. Ai thotë së është mëkat që Europa nuk e njeh rolin e Skënderbeut e aq më shumë rëndësinë që i ka dhënë bashkimit të saj.
Loris Castriota Skanderbegh: Është mëkat që Europa perëndimore nuk e njeh mirë rolin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Duhet që ajo ta njohë akoma më shumë rëndësinë që ka patur Shqipëria dhe heroi i saj Gjergj Kastriot Skënderbeu në bashkimin e Europës. Për këto arsye Shqipëria duhet të jetë pjesë e Europës me krenari të madhe dhe duhet të mbështetet si një vend me rëndësi të madhe.
Historia e heriot kombëtar dhe ajo e Shqipërisë janë një shembull që sipas Loris duhet të shërbejë për të qenë të bashkuar në arritjen e objektivave që ka toka shqiptare.
Loris Castriota Skanderbegh: Shpresoj që ky emër të jetë përherë një shembull për të ecur të bashkuar në objektivat që Shqipëria do të arrijë. Është një mënyrë për t’u ndjerë krenarë përballë gjithë Europës, Shqipëria ka një histori të madhe dhe të gjithë duhet ta njohin atë.
Gjatë mbrëmjes, pasardhesi i heroit tonë kombëtar, arbereshi Loris Castriota Skanderbeg është takuar edhe me kreun e bashkisë së Lezhes Fran Frrokaj, ndërsa është diskutuar mbi mundësitë e tërheqjes së vizitorëve dhe turistëve drejt këtij vendi të shenjtë siç është Lezha.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...