Foto: Koha

Shtëpia e Xhafer Devës i përket trashëgimisë kulturore, mos e rrënoni

21 Nëntor 2016 - 12:27      

Në emër të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia fillon këtu” shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me Vendimin, nr-354/50117 të Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Mitrovicës, për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që është e mbrojtur si pjesë e trashëgimisë kulturore në qytetin e Mitrovicës.

Duke shikuar pas në të kaluarën gjejmë se historiku i kësaj shtëpie si një nga objektet e pakta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, e cila figuron në bazën e të dhënave si pjesë e trashëgimisë kulturore e mbrojtur nga ligji ka një rëndësi të madhe dhe qytetarët janë shumë të lidhur emocionalisht me të.

Guximi për të nxjerrë vendim për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore, bart në vete një mesazh shumë të keq. Kjo nënkupton ose tendencë për të përfituar materialisht nga rrënimi i këtij objekti, duke e destinuar këtë lokacion për aktivitet biznesi ose mosnjohuri bazike nga zyrtarë lokalë për obligimet e veta në raport me trashëgiminë kulturore.

Në emër të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia fillon këtu” kërkojmë nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtoria përkatëse të anulohet ky vendim i padrejtë dhe të ndërmerren hapa konkretë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Nga Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria përkatëse kërkojmë të ndërmarrë veprime ligjore për të parandaluar një veprim të tillë, i cili bie në kundërshtim flagrant me standardet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...