Ansambli “Lidhja e Prizrenit” fituese e Festivalit Mbarëkombëtar “Oda Dibrane 2016”

21 Nëntor 2016 - 09:56      

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” përpos që u kthye në Ansamblin më aktiv dhe përmbajtësor në Prizren, ai me suksese po dëshmohet edhe në festivale jo vetëm brenda Kosovës por edhe në festivalet mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.

Këtë fundjavë, Ansambli Lidhja e Prizrenit, u kthye në Prizren me kurorën e edicionit të 22 me radhë të festivalit “Oda Dibrane 2016” si fituese , dhe këtë sukses e arrin në mesin e 18 grupeve dhe Ansambleve nga trevat dhe hapësirat mbarëshqiptare. Në këtë festival Ansambli Lidhja e Prizrenit u paraqit me valle burimore me daulle e surle, me motive nga rajoni i Prizrenit dhe me këngëtaren e mirënjohur prizrenase Ylmize Tafallari.

 

“Për tri ditë me radhë me programet e tyre të traditës nga vendet prej nga ata vijnë,në festivalin “Oda Dibrane 2016 ”u prezantuan 18 grupe dhe Ansamble nga të gjitha trevat shqiptare, dhe juria profesionale në përbërje prej njohësve të fushës: Edmond Zhulali kryetar jurie, Ermir Dizdari dhe Haki Fazliu anëtarë, unanimisht vendosën që çmimin e parë të festivalit t’ia ndajnë Ansamblit “Lidhja e Prizrenit””, ka thënë për KultPlus, drejtori i këtij Ansambli, Jeton Qafleshi.

 

Sipas tij, përveç nga juria profesionale, programi i AKV “Lidhja e Prizrenit” u prit jashtëzakonisht mirë edhe nga publiku, ndërsa u vlerësua edhe për origjinalitetin dhe profesionalizmin , me ç’rast ky Ansambel shumë shpejt do të shfaq edhe koncertin e dekadës së pare të punës, duke rezultuar me shumë suksese dhe rezultate , njëherit edhe si një letërnjoftim i ri i qytetit të bukur të Prizrenit , për çka dita ditës po i rritë imazhin me mbi 250 anëtarë nga të gjitha moshat. “AKV “Lidhja e Prizrenit” ngadalë por sigurt po bëhet shenja dalluese të së sotmes së kulturës në Prizren, falë punës së madhe , profesionalizmit dhe përkushtimit serioz”, ka thënë për fund ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...