Drama familjare afrikane triumfon në “Swikos”

21 Nëntor 2016 - 11:00      

“Maman(s)” – filmi që flet për një vajzë 8-vjeçare me origjinë nga Senegali, e cila jeton në periferi të Parisit – i realizuar nën regji të Maimouna Doucoure, ka triumfuar në edicionin e dhjetë të festivalit kosovaro-zviceran.

Filmi ka marrë çmimin kryesor në “Swikos” nga juria në përbërje të producentit nga Kosova, Eshref Durmishi, dhe kineastëve Michael Flume e Tom Gerber, shkruan Koha Ditore. Aktorja kosovare Majlinda Kosumoviq u shpall aktorja më e mirë për rolin në filmin “1 Euro” me regji të Durim Ilazit, në festivalin që e përmbylli edicionin jubilar të shtunën mbrëma në Bazel të Zvicrës.

Çmimi për regjinë më të mirë i është ndarë filmit gjerman “Samira” me regji të Charlotte A.Rofles, që po ashtu mori edhe çmimin e publikut. Për kamerën më të mirë është shpërblyer filmi hungarez “Boglarka” me regji të Istvan Balaes, derisa për montazhin më të mirë “Lesapan” me regji të Pavel Soukup.

Në edicionin e sivjetmë të “Swikos” janë shfaqur 14 filma nga Kosova, Zvicra, Portugalia, Franca, Kroacia, Hungaria, Gjermania, Shqipëria, Polonia, Bosnja, Spanja, Çekia, Anglia dhe Italia... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...