21 Nëntor 2016 - 09:34
Sikurse konkursi për “subvencionimin e institucioneve të pavarura të kulturës” dhe ai “për subvencionimin e arteve vizuale, ekspozitave, manifestimeve dhe organizimeve në kryeqytet”, edhe ky i fundit parasheh që të mbështesë projekte të cilat duhet të realizohen deri më datën 31 dhjetor të këtij viti, shkruan Koha Ditore.
Ky konkurs është hapur më datën 18 të këtij muaji dhe aplikuesit do të kenë mundësi të aplikojnë deri më datën 25 nëntor. Duke llogaritur procedurën e formimit të komisionit, mbledhjes së projekteve që aplikojnë dhe shpalljen e rezultateve, përfituesve nuk u mbetet as një muaj kohë që t’i realizojnë projektet e tyre. Nga njohësit e fushës së kulturës ky konkurs është cilësuar si një premtim që Komuna e Prishtinës duhet ta përmbushë brenda vitit, por ata dyshojnë se mund të jetë produktiv.
Besart Vllahinja, drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës, sa u përket dy konkurseve të kaluara, ka thënë se komisioni është në përfundim të punës dhe se shumë shpejt do t’i nxjerrë projektet e rekomanduara për përkrahje nga Komuna e Prishtinës. Para një muaji, kur gazeta raportoi për vonesën e procedurave dhe shpalljen e rezultateve të konkurseve të kaluara, Vllahinja kishte fajësuar ndryshimet menaxheriale që janë bërë brenda Komunës. Ai po ashtu kishte premtuar se do të bënte ndryshime në praktikën e ndarjes së subvencioneve... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...