Kajtazi debuton me “La Boheme” në teatrin prestigjioz zviceran

21 Nëntor 2016 - 09:10      

Falë sukseseve të njëpasnjëshme në skena botërore sopranoja e njohur kosovare Elbenita Kajtazi ia ka shtruar vetes rrugën që të marrë rol në një prej operave më të njohura “La Boheme”, të realizuar nga një produksion zviceran.

Ajo do të debutojë në këtë operë e veshur në kostumin e vajzës atraktive dhe plot jetë, Musettas, shkruan Koha Ditore. Kajtazin e pret skena prestigjioze e teatrit “Grand Théâtre de Genève” në Gjenevë të Zvicrës.

Sopranoja e cila që nga viti 2013 është pjesë e “Deutsche Oper Berlin”, në shtator të këtij viti ka nënshkruar kontratë edhe me dy shtëpi të tjera të mëdha operistike, përfshirë atë të Gjenevës dhe “Aalto Musiktheater Essen” në Essen të Gjermanisë.

Krahas angazhimeve të tjera, ajo do të jetë në lëvizje në mes të këtyre teatrove ku do të sjellë role të shumta. Por aktualisht është duke u përgatitur për rolin e Musettas, të cilin do interpretojë më datën 30 të muajit nëntor. “La Boheme” është operë në katër akte e kompozuar nga Giacomo Puccini me liberto të Luigi Illica e Guiseppe Giacosa, dhe bazohet në romanin “Scenes de la vie de boheme” nga Henri Murger.... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...