Artistja shqiptare, pjesë e ekspozitës kolektive në New Jersey

21 Nëntor 2016 - 13:59      

Ekspozita grupore e “ArtYard” do të mbledhë tetë artiste nga katër kontinente të botës. Krahas artisteve Carly Butler, Elsa Mora, Hoda Zarba, Hyang Cho, Magdalena Campos-Pons, Regina José Galindo dhe Vessna Perunovich, do të jetë edhe artistja shqiptare Anila Rubiku, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e NY.

Kjo ekspozitë e kuruar nga Magda Gonzales-Mora, do të hapet më datën 10 të muajit dhjetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më datën 5 të muajit mars të vitit 2017.

“ArtYard” është një qendër arti e formuar së fundmi dhe gjendet në tri ndërtesat afër lumit në rrugën “62A Trenton Ave”, në qytezën Frenchtown në New Jersey. Kjo qendër ofron programe të performancave, filmit, instalacionit të artit dhe rezidenca të artistëve. “ArtYard” është një inkubator për shprehje kreative dhe katalizator për bashkëpunime që shpalosin fuqinë transformuese në art.

Ekspozita me titull “Bedlam and Balance” tërheq vëmendjen nga sfidat e individëve për të gjetur ekuilibrin, të rindërtojnë pas rrëshqitjeve të tokës apo të krijojnë rrugë të reja nëpër terrene të pasigurta. Tetë artistet ekzaminojnë elemente ekzistenciale dhe autobiografike, duke marrë pjesë nga vendet e origjinës së tyre, mes së cilave Shqipëria, Kanadaja, Kuba, Irani, Koreja, Guatemala dhe Serbia.

Në prag të zgjedhjeve surreale dhe në një epokë kur diasporat e kontinenteve të largëta janë të dyja të arritshme dhe të largëta, “Bedlam and Balance” ofron vizion të frikës dhe zhvendosjes, refugjatëve dhe restaurimit. Vizatimet, instilacionet, objektet, poezitë, skulpturat dhe videot në këtë ekspozitë do të sjellin narrativa personale dhe kolektive që i rikthehen të shkuarës, rrëmojnë të tashmen dhe ofrojnë qasje me shpresë për rrugën që pret përpara.

Krejt kësaj i ka kontribuar edhe Rubiku, e cila studimet i përfundoi në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe përfundoi punën postdiplomike në Milano në “Brera Academy”. Tani ajo jeton dhe punon në mes të Milanos, Tiranës dhe Torontos.

Veprat e saj lidhen me çështje politike dhe sociale. Ajo krijon vizatime dhe instalacione të sofistikuara që përfshijnë qasje bashkëkohore të gërshetuara me vepra artizanale tradicionale, siç është qëndisja. Rubiku mëton që të shqyrtojë dhe prezantojë rritjen e shtresave të emocioneve komplekse që përbëjnë identitetin tonë si krijesa sociale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...